Arvit Bushati, administratori i ri i Ujësjellës-Kanalizime Shkodër
Nga Bepin Kolvata Përditësimi i fundit 18 Korrik 2022, 20:38
Arvit Bushati është administratori i ri i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime Shkodër. Ai është emëruar në këtë post nga kryebashkiaku Bardh Spahia, i cili më herët liroi nga detyra e administratorit Mark Mollën.
Bushati do të jetë në këtë detyrë me mandat 3 vjeçar ndërkohë që vendimi u mor pasi gjykata rrëzoi emërimin që ishte bërë nga ish-kryetarja e bashkisë pak ditë përpara se të dorëzonte detyrën, që i zgjati mandatin Mollës edhe me 4 vite.
Tashmë zyrtarisht UKSH do të drejtohet prej të martes nga Bushati, i cili vjen në këtë detyrë pasi ka qenë më herët drejtues i forumit rinor të PD, si dhe ka mbajtur funksione të ndryshme në pushtetin vendor.



