Në shtrat dhe pa make up, Jennifer Lopez poston foton e parë pas martesës me Ben Affleck
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2022, 20:29
Ata pritën njëzet vjet për t'i premtuar njëri-tjetrit dashurinë e përjetshme, por më në fund Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan. Ceremonia surprizë u zhvillua në Las Vegas në fshehtësi absolute.
Vetëm pak orë pas dashëm ka qenë vetë ylli i muzikës që ka postuar një foto në rrjetet sociale, por ndryshe nga ajo me fustan të bardhë që prisnin fansat.
Ajo ka postuar një foto nga shtrati, ku shihet pa make up, dhe e lumtur.
Teksa shihet e mbështjellë me çarçaf të bardhë, unaza e martesës shkëlqen nga shtrati.
