Tare pajtohet me trajnerin dhe presidentin. "Shkak" bëhet Immobile

Ciro Immobile "pajton gjaqet" në klubin e Lazios duke rikthyer qetësinë pas përplasjes mes presidentit Lotito dhe Igli Tares.

Sipas gazetës "Il Messagiero", edhe pse pak ditë më parë e ardhmja e drejtorit sportiv dukej e vendosur, trajneri Maurizio Sarri është ulur në një tavolinë dhe ka diskutuar gjatë me shqiptarin.

Ata kanë darkuar dhe një tjetër motiv që tekniku nuk është më konfliktual me Taren është merkatoja. Drejtori sportiv i ka plotësuar të gjitha kërkesat trajnerit ndërsa presidenti Lotito i ka ulur tonet i nxitur edhe nga ndërmjetësimi i Immobiles.

Tashmë, Parma largohet edhe më shumë në horizontin e Tares edhe pse pak ditë më parë dukej se ai e kishe mbyllur marrëveshjen për dy vite bashkëpunim me emiljanët.