Benfica “biznes" i suksesshëm. 1 mld. Euro shitje në 22 vite
Benfica është klubi i rekordeve, jo vetëm në Portugali ku numëron 37 tituj dhe 26 kupa, më shumë se askush tjetër, por edhe për faktin se në treshen e gjigandëve të futbollit luzitan, “shqiponjat” kanë bërë disa nga pazaret më të shtrenjta të historisë.
Për ata që nuk e dinë, lojtarë si Eusebio, Mario Coluna, Luisao, Angel Di Maria, Nuno Gomes, Ruben Dias apo David Luiz janë bërë të famshëm pikërisht në akademinë e klubit nga Lisbona që në shek. 21 ka vazhduar këtë trend me emra të rëndësishëm si Joao Felix, Renato Sanches, Jan Oblak e Victor Lindelof.

Me hyrjen e shekullit të ri, Benfica e ka vijuar traditën e shitjeve të bujshme duke arkëtuar në vetëm 22 vite plot 1 miliardë euro.

I fundit në radhë është sulmuesi uruguajan Darwin Nunez i transferuar te Liverpool për 75 milionë por lista vijon me Joao Felix 125, Ruben Dias 68, Witsel 40, Ederson 40, Sanchez 35 e me radhë, Rodrigo, Matic, Coentrao e shumë të tjerë.


