Strakosha e gjen veten mes katërkëndëshit. Nis menjëherë punën me Brentford

Thomas Strakosha nuk humbet kohë. Pak orë pasi firmosi kontratën që do ta mbajë të lidhur me Brentford për 4 sezonet e ardhshme, portieri kuqezi ka dalë në stërvitje me ekipin në qëndrën stërvitore në Gjermani ku skuadra angleze është akomoduar prej disa ditësh.

Në Romë është stërvitur me një nga përgatitësit më të mirë të portierëve në Itali por niveli është i lartë edhe në Angli. Klubi publikon pamjet e para të Strakoshës në kontaktin me topin ku numri 1 duket në formë optimale.

Nga frika e dëmtimeve të mundshme në një muaj të nxehtë për shkak të merkatos, Strakosha nuk u bashkua me Kombëtaren Shqiptare për tre ndeshjet e muajit qershor.

Për të gjetur hapësira në formacionin titullar, 27-vjeçari shqiptar duhet të fitojë garën brenda skuadrës me spanjollin David Raya.