Video/ E pabesueshme çfarë gabimi në ndeshjen e Superligës së Kanadasë

Mund të keni një jetë që shikoni futboll dhe dini të flisni edhe për detajet më të çuditshme të kësaj loje, por me siguri, më të çuditshmin nuk e keni parë ende. Video që po ju propozojmë mban ndoshta rekordin për rastin më flagrant të humbur ndonjëherë për të shënuar gol.

Sulmuesi i Valour FC, William Akio bëri të pabesueshmen ku jo vetëm nuk e shtyu topin në rrjetë por e nxorri sferën nga linja e vijës së bardhë me vetëm pak cm.

Episodi i çuditshëm u regjistrua në ndeshjen kundër HFX Wanderers, e vlefshme për Superligën Kanadeze.

Shikojeni për ta besuar;