Jose Mourinho, tatuazh në krah jo vetëm natën e Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2022, 16:28
"Ky është tatuazhi im. Gëzimi i tifozëve romanistë më bindi ta bëj, por më pas mendova për diçka të veçantë që do t'i kishte nderuar të gjithë klubet me të cilët kam fituar në Europë. Në të njëjtën kohë dëshiroja një tatuazh unik, nje tatuazh që mund ta kem vetëm unë".
Më në fund Jose Mourinho zbulon tatuazhin në krahun e tij. Pas shumë hamendësimeve, "Special one" e publikon në rrjetet sociale dedikimin e veçantë jo vetëm për Romën por edhe për Interin dhe Porton me Kupën e Kampioneve dhe Man. United me Europa League.

Prej ditësh tifozët italianë e kishin shfrenuar madje edhe fantazinë për tatuazhin surprizë të Mourinhos por tashmë e kanë të qartë se në krahun e tij nuk është stëmpuar vetëm nata e Tiranës.
