Ish-numri 1 i tenisit, e konsideruar "miss raketa", sjell në jetë fëmijën e parë

Pak vite më parë kishte dyshime nëse ajo ishte tenjstja më e mirë bë fushë, por asnjë në lidhje me bukurinë e saj. Maria Sharapova, një nga femrat më joshëse të sportit të raketës, ka hequr dorë përfundimisht nga sporti që ajo vetë nuk e ka dashur asnjëherë, siç ka deklaruar vetë, dhe i është dedikuar jetës private me bashkëshortin Alexander Gilkes.

Ajo ka bërë të ditur se në datën 1 korrik ka sjellë në jetë djalin që e kaë quajtur Theodore. "Dhurata më e bukur për familjen tonë", shprehet ish-tenistja ruse. 

Vetëm në muajin prill të këtij viti Sharapova njoftoi se ishte në pritje të fëmijës me biznesmenin dhe bashkëshorin britanik. 

Sharapova është 5 herë fituese e turneve grand slam dhe për shumë muaj ka qenë gjithashtu edhe numri 1 i botës në tenisin e femrave.