Në Brazil besojnë se kanë zbuluar pasardhësin e Ronaldos

Rreth 30 vite më parë, brazilianët ishin dëshmitarë të lindjes së një ylli, “fenomenit” Ronaldo që në moshën 16 vjeçare shpërtheu te Cruzeiro dhe më pas bëri një karrierë të pasur në Europë. Sot nga largësia e 3 dekadave, populli që jeton me futbollin, është ende në pritje të një tjetër fenomeni dhe ata shpresojnë ta kenë gjetur vërtet një të tillë.

Quhet Vitor Roque, ashtu si Ronaldo, luajti në moshën 16-vjeçare për herë të parë me Cruzeiron dhe aktualisht është transferuar të Atletico Paranaense që pagoi 4.4 milionë euro dhe vetëm pak javë pas investimit të bërë, ai u bë lojtari më i ri që shënonte në Kupën Libertadores me fanellën e këtij klubi.

Në Brazil besojnë se kanë zbuluar pasardhësin e Ronaldos

Luis Felipe Scolari nuk ka dyshime që do të bëhet lojtar i klasit botëror ndërsa Real Madrid ka kthyer vëmendjen duke dhënë sinjale se shumë shpejt mund ta transferojë në Europë.

Nga krahina jugore e Timoteos drejt Madridit, një kapërcim i madh në karrierën e një adoleshenti, i cili preferon të ruajë një profil të ulët për momentin. Në Brazil, ndoshta kanë zbuluar “fenomenin 2”.