Video/ Asllani-gol, mesfushori kuqezi shkëlqen me Interin në miqësoren e luksit

Ky është momenti i artë i Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar i Interit shënon tjetër gol në miqësoren e dytë të zikaltërve dhe këtë e bën ndaj Monaco.

Video/ Asllani-gol, mesfushori kuqezi shkëlqen me Interin në

Lojtari 19-vjeçar i lindur në Elbasan realizoi rrjetën e barazimit 2-2 në minutën e 59 të ndeshjes që u luajt në stadiumin "Paolo Mazza" të Ferrara-s.

Mesfushori i trasferuar nga Empoli për rreth 14 milionë euro, u aktivizua titullar nga trajneri Simone Inzaghi ndërsa 5 minuta pas shënimit të golit u largua nga fusha duke ia lënë vendin kroatit Marcelo Brozovic.

Paraqitja e Asllanit u vlerësua me një notë të lartë nga mediat italiane që theksojnë se 19-vjeçari kuqezi tregoi pjekuri dhe siguri në rolin si mesfushor qëndre përpara mbrojtjes duke drejtuar regjinë e skuadrës nënkampione të Italisë.