Bayern Munich, ikën një legjendë, vjen një "Top i Artë"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2022, 12:56
Robert Lewandowski ikën, Cristiano Ronaldo...ndoshta vjen. Bayern Munich është një kantier ndërtimi këtë mes-korriku ku po ndërton një grup pjesërisht të ri.
45 milionë euro të arkëtuara nga shitja e polakut te Barcelona e shtyjnë klubin gjerman të planifikojë një goditje të rëndësishme në sulm.
Gjatë orëve të fundit është ringritur pista "Ronaldo" që dukej se i kishte hequr shpresat te një transferim i mundshëm në Bavari.
Oliver Kahn nuk e përjashton mundësinë e afrimit të luzitanit që do të ishte jo vetëm një goditje sportive por edhe marketingu.
Agjenti i tij Jorge Mendes po diskuton për termat e mundshëm financiarë me kampionët e Gjermanisë që përveç pagës së majme duhet t'i paguajnë Man. United edhe rreth 20-30 mln Euro.
