Arsenal e “bën ves”. Tjetër lojtar nga Manchester City drejt Londrës

Mikel Arteta synin t’i rrëmbejë një tjetër lojtar Manchester Cityt dhe mikut të tij Pep Guardiola.

Pas transferimit të Gabriel Jesus pak ditë më parë te Arsenali, tekniku spanjoll mendon të forcojë edhe mbrojtjen me ukrainasin Oleksandr Zinchenko.

Sipas “Sky Sports UK”, Arsenal ka arritur në parim marrëveshjen me klubin kampion të Anglisë për lojtarin lindor.

Kostoja e operacionit do të shkojë 35 milionë euro. Tani “Topçinjtë” duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe me lojtarin.