Lewandowski premton të rikthehet në Mynih...

"Kam kaluar 8 vjet të veçantë këtu dhe nuk kam për ta harruar kurrë këtë. Do të rikthehem menjëherë pas turneur veror me skuadrën e re për të organizuar disa gjëra në mënyrën e duhur dhe për t'i përshëndetur të gjithë. U përshëndeta me shokët në fushë sot dhe nuk isha aspak i shqetësuar për një dëmtim të mundshëm".

Ky është komenti i Robert Lewandowskit përpara largimit nga Mynihu ku në fund të stërvitjes u takua me shokët e skuadrës dhe u përqafua me trajnerin Nagelsmann me të cilin nuk ka pasur një marrëdhënie pozitive.

Në Barcelonë ai do të firmosë kontratë 3-vjeçare me opsion për një sezon shtesë.