Katar 2022, “Khalifa”, i vetmi stadium i mbijetuar nga e kaluara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2022, 09:56
I vetmi stadium i Katarit që kujton grimca të së shkuarës është “Khalifa International Stadium”. 11 km nga qëndra e Dohas me kapacitet 45.416 vende, do të presë 8 ndeshje përfshirë edhe atë të vendit të tretë.

Është stadiumi i vetëm i rikonstruktuar. I ndërtuar fillimisht në vitin 1976 ka pritur Kupën e Emirëve në maj të vitit të kaluar ndërsa ka pritur ndeshjet e Kombëtares së Katarit gjatë dekadave të fundit.
Ka pritur gjithashtu edhe Lojërat Aziatike, Kupën e Gjirit, Kupën e Azisë dhe Kampionatin Ndërkombëtar të Atletikës 2019. Anglia dhe Brazili u ndeshën në vitin 2009 në një miqësore ndërsa 10 vite më vonë Liverpool fitoi Botërorin e Klubeve.


