Merkato e kuqe/ Një mbrojtës me eksperiencë për Partizanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2022, 14:57
Partizani forcon mbrojtjen me një lojtar me eksperiencë ndërkombëtare. Sllovaku Jozef Menish është bashkuar me të kuqtë për sezonin e ardhshëm.
Pas eksperiencave me skuadra si Spartak Trnava, Ruzomberok, shtatlarti vendosi të bashkohej me ekipin shqiptar.
Sipas komunikatës së Partizanit, 27-vjeçari ka nënshkruar një kontratë për 2 sezone me klubin kryeqytetas.
Afrimi i Menish i ndez dritën jeshile mbrojtësit Eneo Bitri për të nisur një eksperiencë jashtë Shqipërisë.
