Koulibaly zbulon kush e bindi të transferohej te Chelsea

Kalidou Koulibaly është zyrtarisht lojtar i Chelseat...6 vite me vonesë. Pasi transferimi është kompletuar për mbrojtësin senegalez, i cili do të qëndrojë për 5 vite në Londër, ai ka udhëtuar drejt SHBA-së për turneun veror ku ka thënë fjalët e para si "blu".

"Fola me Edy Mendy dhe Jorghino-n dhe pas bisedës me ta ishte shumë e lehtë të bëja një zgjedhje të tillë. Që në vitin 2016 isha shumë pranë kësaj skuadre por operacioni nuk u finalizua. Këtë herë shkoi ndryshe sepse më dëshironin me çdo kusht".

Transferimin e qëndërmbrojtësit e komentoi edhd presidenti Tedd Boehly, sipas të cilit, skuadra është forcuar pasi ka afruar një nga lojtarët më të fortë të planetit.