Ibra, firma në kontratën e Milanit është çështje ditësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2022, 10:49
Nuk ka assnjë surprizë por edhe asnjë nxitim nga të dyja palët, Milan dhe Ibra do të vazhdojnë bashkëpunimin për të paktën edhe një sezon.
Shtatlarti suedez dhe klubi kanë rënë dakort që pagesa deri në janar të jetë simbolike për shkak të faktit që ai nuk do të jetë i dosponueshëm pas operacionit në gju, ndërsa momentalisht shtatlarti ka nisur fazën e rikuperimit.
Sipas mediave pranë klubit kuqezi, 41-vjeçari ka bërë me dije se do të kalojë edhe disa ditë pranë familjes në një zonë turistike dhe pas rreth 1 jave do të udhëtojë drejt Milanos për të hedhur firmën në kontratën e re me kampionët e Italisë.
Përfitime kryesore të Ibrahimovic nga kjo kontratë do të lidhen krysisht me bonuset për aktivizimin e tij gjatë sezonit.
