Broja dëmtohet në këmbë, rrezikon Kombëtaren dhe...të ardhmen

Armando Broja rrezikon fillimin e sezonit të Premier League pasi ka pësuar një dëmtim jo të lehtë në seancën e fundit stërvitore me Chelsean në SHBA. Sulmuesi 20-vjeçar e ka lënë qëndren stërvitore me një protezë në këmbën e majtë çka tregon se situata është serioze.

Broja u bashkua me skuadrën e Thomas Tuchel dy ditë me parë pasi u la fillimisht jashtë listës së gjermanit për turneun amerikan ndërsa shkalla e dëmtimit nuk dihet ende. 

Dëmtimi e komplikon shumë situatën e tij në merkato ku është në kërkim të një skuadre ndërsa vendos në dyshim edhe pjesëmarrjen me Shqipërinë në Ligën e Kombeve në muajin shtator. 

Shqipëria ndeshet me Islandën dhe Izraelin për të mbyllur fushatën e këtij sezoni.