Nga lufta me vdekjen te Man. United. Eriksen zyrtarisht "Djall i kuq"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2022, 17:03
Kontratë 3-vjeçare me 150 pound në javë, Christian Eriksen rikthehet në futbollin e rëndësishëm vetëm një vit pas betejës së vështirë për t'iu rikthyer jetës normale.
Pas 6 muajve te Brentford ku arriti të linte gjurmë trajneri i Man. United e kërkoi ta bashkonte me skuadrën e tij në "Teatrin e ëndrrave".
Sezonin 2020-2021 Eriksen fitoi titullin në Serie A ndërsa në të shkuarën ka kaluar 7 sezone me klubin e Tottenham.
Eriksen u shpreh për faqen e klubit:
"Man. United është një klub fantastik dhe unë mezi pres të luaj me skuadrën. Ten Hag është gjithashtu një trajner fantastik. Jam shumë i emocionuar".
