Esmee Brugts, njihuni më yllin më të ri të futbollit holandez

Dy vite më parë luante shpesh edhe me skuadrat e meshkujve ndërsa sot adoleshentja portokalli është gati të marrë mbi shpatulla trashëgiminë e Kombëtares së Holandës.
Esmee Brugts është rritur në Eindhoven por sot në Holandë e njohin të gjithë, kryesisht për atë që di të bëjë në fushën e lojës dhe në këtë europian, Brugts është gati të mbrojë titullin e fituar nga kombëtarja e vendit të saj 4 vite më parë kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.
Mban të veshur fanellën me numrin 10 dhe i nis aksionet kryesisht nga krahu i majtë ndërsa është një nga femrat më të forta që kjo lojë ka njohur sepse i pëlqen të stërvitet dhe të luajë shpesh herë me meshkujt.
U transferua te PSV vetëm dy vite më parë në moshën 16-vjeçare. Vetëm në janar të këtij viti debutoi me Holandën, ndërsa në Euro 2022 është një nga titullaret e padiskutueshme.
Në vendin e lindjes e krahasojnë me Van Basten apo Robben, por pak rëndësi ka se kujt i ngjan apo kë dëshiron të imitojë...e sigurt është që vajza nga Eindhoveni shumë shpejt do të pushtojë botën e futbollit të femrave dhe për këtë askush nuk ka dyshime.
