Acaron shokët e skuadrës dhe trajnerin, Borussia Dortmund nxjerr në shitje Emre Can
Lajme jo shumë pozitive nga Gjermania për Emre Can. Mesfushori i Borussia Dortmund është nxjerrë në shitje nga “grerëzat”, jo për arsye sportive por për shkak të sjelles së tij aspak normale.
E mbylli sezonin e kaluar me 24 ndeshje, 5 gola dhe 1 asist por drejtuesit mendojnë se kupa është mbushur. Cilësitë e tij nuk vihen në dyshim, por sjellja e lojtarit ka limite të theksuara.
Sipas “Bild”, drejtuesit kanë vendosur ta largojnë për shkak të sjelljes së tij. Can u jep shpesh herë lekeisone shokëve të skuadrës, i irriton ata dhe ndërpret shpesh herë trajnerin Erin Terzic e një gjë të tillë e bënte edhe me paraardhësin e tij, Marco Rose.
Klubi po kërkon sa më parë një blerës për të zbutur disi shpenzimin kolosal të 25 milionë eurove që pagoi dy vite më parë. Me të tilla vese, vështirë se Borussia mund të gjejë një sistemim për lojtarin.
