Debat në Kuvend, Spiropali-Berishës: Je turpëruar si burrë, e nise si Skënderbeu i dytë dhe përfundove si Saliu i fundit
Seanca plenare e Kuvendit ditën e sotme është shoqëruar me debate të forta mes ministres Elisa Spiropali dhe kreut të PD-së Sali Berisha.
Ky i fundit ka akuzuar qeverinë për sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, ndërsa Spiropali i është kthyer ashpër duke i thënë se populli e flaku ashyu siç e meriton.
Spiropali tha se Berisha është turpëruar si burrë dhe si gjysh.
Pjesë nga Debati:
Berisha: E dini ju hemorragjinë e tmerrshme të trurit që keni krijuar këto vite me mijëra mjekë, pedagogë, psikologë, juristë të shkëlqyer të të gjitha fushave ikin sepse ju bëni një luftë amorale shtresës së mesme. E dini ju që për 9 vite në universitete publike të vendit në mënyrën më skandaloze ju ndaluat mbrojtjen e doktoratave. E dini ju që doktoratat janë një nga rrugët më dinjitoze të kërkimit shkencor. Ku e dini ju çfarë është shkenca. Ju jeni shndërruar në qenie shtetërore. Kur ua heq votën ai si nuk ndjeheni të turpëruar kur dilni para nesh dhe para shqiptarëve? Ua them këtu, ose do riktheni votën ose do të dilni jashtë ligjit. Ju garantoj se do të bëj gjithçka që partia e cila nuk voton, të mos ekzistojë në harkun Kushtetues të Shqipërisë. Ju pret dalja jashtë ligjit. Të ndalohet me ligj, të nxirret jashtë ligjit. Prandaj filloni betejën për rikthimin e votës.
Spiropali: O shpërdorues i fjalës, o beterr i komunikimit. Dije se me këtë që the, e bëre sot këtu në parlament, i ktheve përfundimisht pyetjes që të mundon dhe nuk të lë të flesh natën, të do apo jo populli. Populli që të flaku siç e meriton ta ka kthyer përgjigjen dhe sot me këtë që the e bërë i dhe edhe popullit përgjigjen përfundimtare se e ke merituar flakjen e tij, të SHBA, të çdo deputeti që të kthen kurrizin dhe të këtij parlamenti që kur flet ti, sekëlldis mendjen, mbyll hundët, gati sa nuk mbyll sytë por do durojmë që ti tregojmë brezave të ardhshëm se si nuk duhet të jetë një burrë shteti.
Se si nuk duhet të flasë një politikan, se si nuk duhet të mendojë një njeri që përfaqëson popullin, si nuk mund ta përdhosësh shenjtërinë e vdekjes. Do durojmë, durimi me ty është i pafundmë për të provuar se atë që thoshte Pushkini që nuk ka iluzion më të ëmbël se të kujtosh kohët e shkuara dhe të pranosh të vërtetat e kohës. Nuk e pranon dot që e shkuara nuk kthehet më. Ky është problemi yt por nuk do të jetë i qytetarëve shqiptarë. Nuk mund ta mposhtësh Shqipërinë, nuk mund t’ia shkelësh ligjet. Je i turpëruar si burrë, si gjysh, si politikan, e nise të Skënderbeu i dytë dhe përfundove si Saliu i fundit.
