Sërish në ekran? Iva Mera tregon kushtin për rikthimin në televizion

E ftuara e radhës në emisionin “Ora Verore” në RTV Ora, ishte Iva Mera, vajza e aktorit të njohur të humorit Behar Mera.

Prej vitesh ajo ka lënë televizionin dhe është përqendruar te biznesi i saj së bashku më familjen.

E pyetur se a ka plane për në ekran, Mera tha se kthehet vetëm nëse do të ketë një emision që zgjat tre muaj, e kjo për shkak të angazhimeve.  

Ronaldo Sharka: Çdo të bëhet me televizioni? 

Iva Mera: Unë televizionin  e kam pasur pasion. Duke  qenë se jam e ngarkuar dhe me fëmijë të vegjël, jam detyruar që shumë gjërave t’u them jo. Produkti mediatik i imi më i miri në vend është një produkt, që kam realizuar për 4 sezone e ka të bëjë me sektorin e shërbimit.  Ndoshta do rikthehem. E vetmja mënyrë, është për një emision për tre muaj në vit.

E pyetur se nëse do të aktronte në skenë me të atin, Mera tha: 

Një episod së bashku me babin do ishte mirë. Por duhet të pyesim babin nëse do të luante me mua, por se besoj sepse do fillonte me kritikat. Unë kam luajtur një skeç me babin.