A do të futej në politikë? Ja si përgjigjet Iva, vajza e aktorit Behar Mera
E ftuara e radhës në emisionin “Ora Verore” në RTV Ora, ishte Iva Mera, vajza e aktorit të njohur të humorit Behar Mere.
E pyetur për lajmet e portaleve, nëse do i futet politikës apo jo, Mere ka shuar kureshtjet njëherë e mirë.
Ajo tha se nuk do ishte çudi e madhe po ta shihnin në politikë pasi edhe studimet e larta i ka kryer për shkenca politike.
Megjithatë ajo theksoi se politika i duket e ashpër tipin e saj.
Feride Kuqi: Do i futesh politikës?
Iva Mera: Unë kam mbaruar shkenca politike dhe nuk do ishte çudi e madhe sikur të isha në politikë sepse atë formim kam mbaruar. Ka qenë edhe një zgjedhje e imja e cila mendoj se ka të bëjë me natyrën time. Politika më duket pak e ashpër për mua dhe duhet të jesh shumë e fortë që të përballesh dhe të ecësh përpara. Edhe pse kam mbaruar për shkenca politike, mendoj se ka qenë një zgjidhje jo shumë e menduar mirë.
