Sot para gjykatës 8 shqiptarët e sherrit të dhunshëm në aeroportin e Perugias

Tetë shqiptarët e arrestuar për sherrin e dhunshëm të datës 25 qershor 2022, priten të dalin gjatë ditës së sotme para trupit gjykues së Gjykatës së Shqyrtimin të Perugia-s. 

Kërkesa përmes avokatëve të tyre Daniela Pacconi e Guido Rondoni, është hetim në gjëndje të lirë e jo në masë ndalimi me burg.

Për gjykatësen Angela Avila ngjarja është një fakt i rëndë me pasojat e një alarmi social për vendndodhjen, pra në aeroportin e Perugia-s, e në prani të udhëtarëve të tjerë, e mjaft fëmijëve, me një dhunë të rëndë që nuk respektoj as ndërhyrjen e forcave të rendit.

Ndryshe sa është shkruar deri më sot, autoritetet italiane kanë zbardhur motivin e këtij sherri që kanë të bëjnë me xhelozin ndaj një vajze italiane.

Ngjarja e dhunshme ishte pasojë e një fakti precedent i dokumentuar në maj të 2022 në hotel Mini Corciano, ku rreth dhjetë shqiptarë rrahin dhunshëm dy këshërinj po shqiptarë që ndodhen në dhomën e këtij hoteli në shoqërinë e një vajze italiane.

Ata ishin pajisur me mjete të forta dhe me armë zjarri, e sipas gjykatëses Angela Avila ky ka qënë dhe motivi i ngjarjes ekstreme në aeroportin San Francisco të Perugia-s.

Rastësia e solli që disa nga dy grupet rivale të rishiheshin në aeroport ndërsa po niseshin për të udhëtuar drejt Shqipërisë, e fakt që solli rindezjen e sherrit, i cili u bë më i dhunshëm me mbërritjen e disa shqiptarëve të tjerë, të njoftuar nga babai i një prej djemve të dhunuar, e të cilëve iu kërkoi ndihmë. 

Gjykatësja, Angela Avila, është shprehur për fakte të rënda e një dhune ekstreme e dokumentuar me video, por pritet me kërshëri teza mbrojtëse e avokatëve që kanë kërkjuar lirimin e klientëve të tyre shqiptarë.

Brenda ditës, Gjykata e Shqyrtimit të Perugias, pritet të japë vendimin.