Viktimat e incineratorëve në SPAK, ishte mbledhëse kanacesh, po figuronte biznesmene
Dalja në drite e emrave të tjerë, cilët janë përdorur për regjistrimin e kompanive fiktive në QKR ka bërë që vete qytetarët të interesohen në prokurorinë e posaçme për të shpjeguar se nuk kanë lidhje me këtë aferë. njëra prej tyre merita Hajdari është paraqitur këtë të martë ku ka treguar se ishte vetëm një mbledhëse kanaçesh.
Kjo është Merita Hajdari, një qytetare emri i të cilës është përmendur se fundi në skandalin e incineratorëve.
E shqetësuar së bashku me dy djemtë e saj ajo është paraqitur vete ketë të martë në Spak, për tu interesuar se çfarë ka ndodhur me identitetin e saj.
Është vetë ajo, e cila është paraqitur pranë Prokurorisë, pasi deri tani nga kjo strukturë nuk ka pasur reagim nëse ka nisur marrjen në pyetje të viktimave te inceneratorëve.
Madje edhe vetë ajo nuk u pranua të hynte në ambiente, duke e detyruar të largohej.
Jashtë kamerave Merita ka deklaruar se merret me mbledhje kanaçesh e mbetjesh dhe nuk ka lidhje me ato çfarë përmbajnë dokumentet ku lakohet emri i saj.
Por edhe pas këtij interesimi ajo nuk mori ndonjë tjetër përgjigje, ndërsa pohoi se do të interesohej edhe në polici pasi të afërmit e saj, dhe vete ajo ishin shqetësuar nga çfarë kishte dalë në media.
Ndërkaq në dokumente është zbuluar një tjetër skandal. Gjyste Serrmi rezulton të kishte firmosur lëvizjen e 3 milionë eurove edhe pasi ishte ndarë nga jeta.
Vetëm pasi skandalet po shoqërojnë njëra tjetrën për paratë e incineratorëve SPAK mësohet se ka kërkuar në QKR bllokimin e te gjitha kompanive të përmendura nga LSI ndërsa nuk ka kryer marrë asnjë masë tjetër.
