Incineratorët, Meta: Pensionistë dhe çobanë figurojnë me miliona euro, paratë shkojnë te krimi
Në ditët e fundit si President, Ilir Meta paralajmëron se çështja e incineratorëve është afera korruptive e shekullit.
Sipas Kreut të Shtetit në këtë vorbull paligjshmërie janë përfshirë jo vetëm zyrtarë të lartë të shtetit, por edhe institucionet vartëse si dhe subjektet private.
Meta: Përveç pensionistëve që janë në azile, që figurojë në mënyrë të paditur me veprime që kapërcejnë mbi 30 mln euro, çobanit që është në Greqi me rrogë 300 euro, që figuron me veprime të pakryera nga ai, me miliona euro këtu.
Së fundmi për fat të keq për të kuptuar dramaticitetin dhe imoralitetin e tejskajshëm të kësaj babëzie që është babëzia e shekullit, thjesht t’u zbuluan faktet dhe për një qytetare të ndjerë që është ndarë nga kjo botë para 5 vitesh.
Me firmën e saj gjatë këtyre viteve janë kryer transaksione 5-6 mln euro. Kjo është ulëritëse, tronditëse. Çfarë është kjo QKB që pranon të bëjë veprime të tilla? Çfarë janë këto noterë që bëjnë këto veprime? Kush mban përgjegjësi për këto skandale që vetëm thellohen?
Si mund të vazhdohet afera e inceneratorëve, kur dihet që paratë shkojnë për llogari të krimit? Është situatë dramatike dhe ftoj Kuvendin të merret me këtë çështje sepse ende nuk ka filluar edhe maja e ajsbergut me aferën e inceneratorëve Po shkelet në mënyrë të ndërgjegjshme Kushtetuta.
Për Kreun e Shtetit situata është kaotike, pasi është pakuptimtë sesi në një vend qeveria dorëzohet para zjarreve, qarkullohen miliona euro nëpërmjet kompanive fantazma.
Rrëzimin e dekretit për Butrinin nga mazhoranca, Ilir Meta e ka cilësuar si një tjetër aferë korruptive për interesa të errëta.
