Tiranë, Rrugorja e ndalon për përdorim celulari në makinë, zbulojnë se ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia Rrugore e Tiranës gjatë kontrolleve parandaluese ka vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë ndaluar në rrugën "Kastriotët", automjetin me drejtues shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili po përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë goditur edhe 3 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie, nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara.

“Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Mashtrimi, kryer në bashkepunim dhe “Pjesemarrja në grup kriminal me qëllim mashtrimin e pastrimin e parave”.  Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i përkohshëm i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. F. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, në vende të ndryshme, automjetet me drejtues shtetasit K. G. dhe L. H.,  dhe E. G., të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma parash.” – njofton policia.