Fier, shoferi përplas nënën me djalin 6-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2022, 13:31
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në lagjen "Kastriot" të qytetit të Fierit.
Një automjet ka përplasur nënë e bir, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, rreth orës 12:30, në lagjen "Kastriot", Fier, shtetasi L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
