Kinezët shpikin peshkun robot që gllabëron mikroplastikën
Peshqit robotë që "gllabërojnë" mikroplastikë në të ardhmen mund të ndihmojnë në pastrimin e oqeaneve të ndotura të botës, thotë një ekip shkencëtarësh kinezë nga Universiteti Sichuan në Kinën jugperëndimore.
Të butë në prekje dhe me madhësi vetëm 1,3 centimetra këta robotë tashmë thithin mikroplastikë në ujë të cekët.
Ekipi synon t'u mundësojë atyre të mbledhin mikroplastikë në ujra më të thellë dhe të ofrojnë informacion për të analizuar ndotjen detare në kohë reale, tha Wang Yuyan, një nga studiuesit që zhvilloi robotin.
"Ne zhvilluam një robot kaq të lehtë të miniaturës. Ai mund të përdoret në shumë mënyra, për shembull në operacione biomjekësore ose të rrezikshme, një robot kaq i vogël që mund të lokalizohet në një pjesë të trupit tuaj për t'ju ndihmuar të eliminoni disa sëmundje."
Shkencëtarët mund ta kontrollojnë peshkun duke përdorur dritën për të shmangur përplasjen e tij me peshq ose anije të tjera.
Nëse hahet aksidentalisht nga peshq të tjerë, ai mund të tretet pa dëm pasi është bërë nga poliuretani, i cili është gjithashtu biokompatibël, tha Wang.
Peshku është në gjendje të thithë ndotësit dhe të rikuperohet edhe kur është i dëmtuar./Reuters/

