Peqin/ U ndanë të rinj, matura e vitit 1972 ritakohen me thinja pas 50 vitesh

Maturantët e vitit 1972, janë takuar bashkë pas 50 vitesh, pikërisht në qytetin e tyre të lindjes, aty ku edhe morën dijet e para, u rritën dhe u arsimuan.

Vitet larg njëri tjetrit, kanë mundur t’i ruajnë të pastër në kujtesë emrat, kujtimet, por pamja ka ndryshuar shumë tek maturantët e gjimnazit “ Zihni Magani” në Peqin.

Maturantët e vitit 1972 të gjimnazit Zihni Magani” tashmë me thinja dhe vite që mbajnë mbi supe, janë intelektualë, me profesione si,  inxhinjerë, ekonomistë, farmacistë,juristë, mësues dhe një pjesë e tyre në vende drejtuese gjatë karrierës së tyre.

50 vite nuk janë pak, por mes tyre, ky takim i maturantëve të vitit 1972, i ktheu pas në kohë.

Disa dukeshin të qeshur, disa me emocione dhe lot në sy por takimi i tyre zgjati shumë, por ata nuk e ndjenë fare, për shkak të mallit dhe dëshirës së ritakimit.      

Peqin/ U ndanë të rinj,  matura e vitit 1972 ritakohen me thinja pas

Peqin/ U ndanë të rinj,  matura e vitit 1972 ritakohen me thinja pas

Peqin/ U ndanë të rinj,  matura e vitit 1972 ritakohen me thinja pas