Meta: Rrëzimi i “Butrintit” për arsye korruptive, sjellje arrogante me pasuritë kombëtare
Presidenti i Republikës Ilir Meta në një dalje për mediet ka komentuar rrëzimin e dekretit të tij për Butrintin nga ana e mazhorancës.
Meta tha se kjo çështje ka të bëjë me identitetin kombëtar dhe shtoi se deputetët janë të diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të një prej pasurive.
Meta: Meqë kemi një zhvillim të freskët nga Kuvendi ku Komisioni Parlamentar ka rrëzuar dekretin për Butrintit, një çështje që ka të bëjë me identitetin tonë kombëtar dhe na risolli, dhe njëherë një sjelle arrogante në raport me dëgjesën e ekspertëve dhe shoqërisë civile.
Tregon qartë se deputetë janë të diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të një prej pasurive më të çmuara si Butrintit, vetëm për arsye korruptive dhe ndoshta motive edhe më të thella se kaq. Kemi të bëjmë me vazhdimësi të goditjes së trashëgimisë kulturore. Do uroja që deputetët në seancë t’i dëgjojnë dhe lexojnë të gjitha argumentin në dekretin përkatës.
