Dibër, goditi me sende të forta një person, policia shpall në kërkim 24-vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2022, 08:59
Policia e Dibrës ka dërguar në prokurori materialet dhe ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar për akuzën plagosje më dashje.
Ky i ri dyshohet se ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. K., 24 vjeç, banues në fshatin Zagrad, Dibër. Ky shtetas dyshohet se ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.” - njofton policia.
