Mësuesit pedofilë me karton të kuq, Projektligji: Nuk do të mund të ushtrojnë profesionin

Braktisja e zonave rurale nga qytetarët shqiptarë ka prekur edhe arsimimin e fëmijëve të familjeve që jetojnë ende në fshat. për të zgjidhur përkohësisht këtë fenomen qeveria ka menduar t’i bashkojë nxënësit e arsimit bazë dhe gjimnazistët e këtyre fshatrave në një shkollë të bashkuar. Gjithashtu me këtë projektligj mësuesit pedofilë do të përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor.

Pas rasteve të bëra publike në media dhe kërkesave të vazhdueshme të opozitës, qeveria ka reflektuar për të përjashtuar përjetësisht mësuesit pedofilë nga sistemi arsimor.

Këshilli i Ministrave propozon që këta persona edhe nëse janë rehabilituar pas dënimit të tyre nuk duhet të ushtrojnë më profesionin e tyre.

Neni 2: Nuk lejohet të ushtrojnë profesionin apo të punojnë në institucionet arsimore parauniversitare, pavarësisht rehabilitimit, personat që janë dënuar për vepra penale që lidhen me të miturit ose vepra penale që lidhen me institucionet arsimore parauniversitare.

Emigrimi jashtë vendi dhe migrimi brenda territorit shqiptar po ndikon edhe në mos arsimimin e fëmijëve në zonat rurale për shkak të numrit të ulët duke i bërë këto institucione jo funksionale. 

Këshilli i ministrave ka menduar që këtë fenomen ta zgjidhë përkohësisht me shkollat e bashkuar a ku nxënësit e arsimit bazë dhe ato të arsimit të mesëm të lartë do të kenë mundësi të marrin dijet e nevojshme.

Neni 1: Shkollë e mesme e bashkuar” është institucioni arsimor parauniversitar publik, që ka klasa të arsimit të mesëm të lartë dhe klasa të arsimit bazë. Shkolla e mesme e bashkuar publike, mund të ketë edhe shkolla vartëse dhe/ose kopsht pa drejtor. Shkollat e mesme të bashkuara janë vetëm publike.

Pas miratimit të këtij projektligji, prindërit mund të kenë mundësi të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasë të parë edhe nëse në fillim  të vitit shkollor nuk i ka mbushur ende 6 vjeç.

Neni 3: Nxënësi ka të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me kohë të plotë kur mbush moshën gjashtë vjeç edhe pas fillimit të vitit shkollor deri në 31 dhjetor të po atij viti kalendarik, deri në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç.

Shkollat artistike, sportive, shkollat për gjuhët e huaja apo të fushave të tjera të të nxënit do të marrin statusin shkolla kombëtarë nëse do të plotësojnë kriteret e përcaktuar nga udhëzimit e ministrit.

Mësuesit pedofilë me karton të kuq, Projektligji: Nuk do të