Tiranë/ Kapen me kanabis, arrestohen dy të rinjtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2022, 13:18
Dy të rinj në Tiranë janë prangosur ditën e sotme (11 korrik).
“21 vjeçarit me inicialet S. Xh. dhe 33 vjeçarit me inicialet I. V., të dy banues në Tiranë, gjatë kontrollit, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
