Vlorë/ Mbante kanabis të ndarë në doza, arrestohet 29 vjeçari

Një 29-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e policisë.

“29 vjeçarit  me inicialet H. G., gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.