Ferra në vend të luleve, lagjet në Gjirokastër të pa rehabilituara, banorët: Golemi nuk mbajti premtimet!

Vendin e luleve e zënë ferrat, dhe kjo falë neglizhencës së Bashkisë së Gjirokastrës së drejtuar nga Flamur Golemi. Ky i fundit në fushatën elektorale banorëve iu premtoi sistemimin e gjithë lagjes numër 11, duke përfshirë edhe ndriçimin, por situata atje është krejt ndryshe nga  ajo që u premtua.

“Nuk kërkon ndonjë fond qeveritar, kjo lulishtja këtu mund të kthehet në një park, nuk kërkon ndonjë investim qeveritar. Nuk kërkon investim as ndriçimi, as rruga, kërkon vetëm një gjë, personin e duhur për ta bërë këtë, duhet gjetur njeriu qe e do Gjirokastrën!"

Ky ishte fjalimi i Flamur Golemit me 12 qershor të 2019 kur u kërkonte votën qytetarëve të Gjirokastrës, edhe pse nuk ishte i detyruar pasi në atë kohë, opozita i bojkotoi ato dhe garën e kishte të fituar edhe pa nevojën e premtimeve.

Por 3 vite pas këtij premtimi Golemi është në zyrë si kryetar i bashkisë, ndërsa gjendja e lulishtes është kjo.

Ferrat dhe papastërtitë kanë mbuluar çdo cep të lulishtes dhe lagjes “11 janari”.

Banorët drejtojnë gishtin e akuzës ndaj Golemit, ndërsa I kërkojnë llogari për premtimet e pambajtura.

“Çfarë bëjnë gjithë ditën. Kemi vajtuar qysh me Flamur Golemin e kemi lutur për 2 stola. Asnjë gjë, nuk ka ardhur fare, vetëm për vota.”

Ata thonë se jetesa në lagje është kthyer në një shqetësim, pasi nuk kanë as ku të kalojnë ditët e nxehta të verës.

“Edhe këta ku i dërgojnë paratë? Lulishtja e shkatërruar, nuk kemi ku të ulemi, nuk ka stola të bëjmë pushim.”

Pyetja që sot shtrohet është se a e ka gjetur Gjirokastra njeriun që e do qytetin e tij, pasi vetë Golemi duket se nuk është ai i fjalëve të thëna 3 vite më parë.

Golemi: Duhet gjetur njeriu qe e do punën dhe Gjirokastrën.

Ferra në vend të luleve, lagjet në Gjirokastër të pa

Ferra në vend të luleve, lagjet në Gjirokastër të pa