Balla: Javën e ardhme konferenca e parë ndërqeveritare, mos-liberalizimi i vizave për Kosovës nga BE një turp

Kreu i grupit socialit Taulant Bala dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë pjesë panelin “Implikimet e luftës në Ukrainë - Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Balla është shprehur se mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë.

Ndërsa shtoi se nuk e kupton pse edhe Kosova dhe Bosnja-Hercegovina nuk u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Balla: Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë, por të mos harrojmë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim edhe me dy vende të tjera të rajonit nuk është e mjaftueshme në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës. Ndërsa nuk e kuptoj pse edhe Kosova dhe Bosnja-Hercegovina nuk u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE.

Ndërsa Procesi i Berlinit prej tetë vitesh është instrumenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ballkani i Hapur është instrumenti i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Të mos harrojmë se jemi një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj aktorëve jomiqësorë.

Balla: Javën e ardhme konferenca e parë ndërqeveritare,