Vodhi me forcë një sasi parash në një banesë në Pukë, vihet në pranga autori

Është vënë në pranga një person i cili akuzohet se më 20 gusht 2020 në fshatin Kqirë, Pukë, në banesën e një shtetaseje të moshuar ka vjedhur me dhunë një shumë parash.

Arrestimi i tij u bë falë operacionit policor të koduar “Harresa”.

I arrestuari është  27 vjeçari Viskond Ndoja, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin e datës 09.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, njofton policia.

Ndoja në bashkëpunim me shtetasin M. N, i shpallur në kërkim, gjatë natës së 20 gushtit 2020 në lagjen “Kishagji”, në fshatin Kqirë, Pukë, kanë hapur me forcë derën e banesës së të moshuarës me inicialet M. N., 80 vjeçe, e kanë goditur dhe më pas i kanë marrë shumën 100.000 lekë të rinj.

Vijon puna për kapjen e shtetasit M. N.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë