Gjirokastër/ Po transportonin 6 emigrantë të paligjshëm, vihen në praga dy të rinjtë
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën teksa po transportonin 6 emigrantë të paligjshëm.
Arrestimi i vjetarit me inicialet E. Ç., 31 dhe i vjetarit me inicialet F. T., 34, të dy banuae në në Kurbin, u arrestuan falë operacionit policor të koduar "Road Guard 31".
“Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Kthesa e fshatit Hormovë", u kapën në flagrancë shtetasit E. Ç. dhe F. T. duke transportuar me 2 automjetet përkatëse, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, njofton policia.
Dy të arrestuarve ju sekuestruan 2 automjete dhe 2 aparate celulare.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve", e kryer në bashkëpunim.
