Sri Lanka, Soros e Veliaj, Vasili: Shihni “Ju Flet Moskën” e 13 qershorit që të reflektojmë për Shqipërinë
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka shpërndarë emisionin “Ju flet Moska” të datës 13 qershor 2022 nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Ai shkruan se kjo video duhet të shihet nga të gjithë pasi bën analizën e krizës në Sri Lanka duke e lidhur edhe me G. Soros dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.
Vasili: Shiheni te gjithë ju lutem ketë video. Është e datës 13 qershor 2022! Gazetari i ndjere Kastriot Myftari, disa jave përpara shpërthimit te revoltës ne SRI LANKA, bënte ketë analize dhe parashikim, qe me i qarte nuk behet. Çfarë ndodhi ne SRI LANKA, ngjashmëria tronditëse me Shqipërinë si dhe prania e Sorros ne mënyre identike ne te dy vendet flasin shume.
Shiheni dhe le te reflektojmë te gjithë se bashku sot, sepse nesër do te jete shume vone. SRI LANKA është një tragjedi ekonomiko- sociale e paralajmëruar edhe për Shqipërinë!
