Në 30 korrik i mbaron afati i izolimit në “41 bizz” Emiljano Shullazi i nënshtrohet një operacioni në dy krahët

Emiljano Shullazi, mësohet ti jetë nënshtruar një operacioni të dytë, ku këtë herë ndërhyrja kirurgjikale është kryer në dy krahët e tij.

Të parin operacion kirurgjikal Shullazi, e ka kryer në vitin 2017, në një spital privat.

Burime pranë “Ora News” thanë se i dënuari me 14 vite burgim për Shtrëngim me anë të kanosjes për marrje pasurie, vuan nga hernia diskale, dhe e ka pasur të domosdoshme ndërhyrjen kirurgjike në dy krahët e tij.

Ndërhyrja kirurgjikale vjen në një kohë, kur në datën 30 Korrik 2022, Shullazit i mbaron afati kohor i qëndrimit në sistemin e izolimit të rreptë “41 biz”.

Nuk dihet me saktësi nëse Shullazit, do i shtyhet periudha e qëndrimit në “41 Bizz”, por pak ditë më parë i forti i rrugës së “Kavajës”, fitoi në Gjykatën e Lartë, të drejtën e rigjykimit në Gjykatën e Apelit, duke pretenduar se izolimi i tij në 41 Bizz, ishte kryer në shkelje të hapur të normave dhe të drejtave të njeriut.

Pas këtij operacioni, Shullazij ndodhet në spitalin e burgut.

Ndërsa gjendja e tij jo e mirë shëndetësore mund të ndikojë në daljen nga “41 bizz” dhe izolimin e tij në burg të sigurisë së zakonshme.