Kujdes kur udhëtoni! Nuk përdorni sistemet e fiksimit për fëmijë, pezullim të lejes së drejtimit 6-12 muaj dhe gjobë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2022, 11:43
Cilido, që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë 5.000 - 15.000 lekë dhe pezullim të lejes së drejtimit 6-12 muaj.
Nja rast i moszbatimit të një rregulli të tillë rrugor është ai i një drejtuesje mjeti në Tiranë.
Ajo u kap nga policia teksa mbante në mjet një fëmijë nën moshën e caktuar të pa fiksuar në sisteme fiksimi dhe dhe jashtë gabariteve transportuese versale të mjetit.
Drejtuesja u gjobit me 22 mijë lekë si dhe ju pezullua leja e drejtimit.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe kujdesuni për sigurinë dhe shëndetin e vetes dhe fëmijëve tuaj!
