E rëndë! Gjendet i vdekur 17-vjeçari në Tiranë

Një 17-vjeçar është gjetur i vdekur pa shenja dhune pasditen e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, ku I riu është gjetur pa shenja jete nga xhaxhai i tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.