Elbasan, i vodhi varësen nga qafa një shtetasje, arrestohet 25 vjeçari
Një 25 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan pas denoncimit të një vazje se i kishte vjedhur varësen nga qafa në mes të rrugës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, nisur nga denoncimi i një shtetaseje se në datën 08.07.2022, në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", një shtetas i kishte vjedhur varsen, organizuan menjëherë punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar "2nd Necklace".
Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorit të vjedhjes së denoncuar, si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë P. B., 25 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.
Nga veprimet hetimore, rezulton se ky shtetas është autor edhe i vjedhjeve të tjera në qytetin e Elbasanit. Strukturat e Policisë vijojnë punën me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të tyre.
Gjatë kontrollit të banesës së 25-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, varsen e vjedhur, njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
