Aksident në Shkodër, 18 vjeçari humb kontrollin e motorit e përplaset me shtyllën, dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (10 Korrik), në aksin rrugor Shkodër – Mes, ku për pasojë një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Policia bën me dije se në vendin e quajtur "Hot i Ri", shtetasi B. R. 18 vjeç, banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër, duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikltës, dhe për pasojë motoçikleta është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar i riu, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.


Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.