Korçë/ Shpërthen bombola e gazit, plagoset 60-vjeçarja

Një 60-vjeçare në Maliq të Korçës ka shkuar në spitalin e Pogradecit me djegie trupore.

Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, Maliq, me djegie trupore, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e saj.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve.