Video/U bllokuan në një zonë të thepisur mes Valbonës dhe Thethit, shpëtohen tre turistët çekë

Tre turistët çekë që u bllokuan në një zonë të thepisur mes Valbonës dhe Thethit, janë shpëtuar ditën e sotme.

Turistët u shpëtuan pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135.

Për shkak se automjeti nuk mund të futej në zonën ku ishin bllokuar u kërkua ndihma e helikopterit për shpëtimin e tyre.

Ndërkohë Ora News, ka siguruar dhe vidoen e momentin, kur helikopteri shpëton turistët.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për 3 turistë çek, të cilët, duke eksploruar zonën e Valbonës, kanë mbetur të bllokuar, ju informojmë se:

Për shkak të terrenit të thepisur dhe mjegullës së zonës, nuk është bërë e mundur ndërhyrja me helikopter, në zonën ku ata kishin mbetur të bllokuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, me qëllim shpëtimin e turistëve, në bashkëpunim me ekipin e qendrës shëndetësore të fshatit Lekbibaj, kanë ndërhyrë në këmbë për të kontrolluar zonën.

Pas disa orësh kërkimesh intensive në tërrenin e thepisur të Valbonës, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Maja e Boshit”.

Punonjësit e Policisë fillimisht i nxorën turistët nga terreni i rrëzikshëm ku ishin bllokuar dhe më pas i kanë transportuar të tre shtetasit çek, për rreth 2 orë, deri në Bjeshkët e Vashqefenit, ku ishte e mundur ulja e helikopterit.

Më pas turistët, me ndihmën e helikopterit, janë transportuar në qendrën shëndetesore të fshatit Lekbibaj, ku morën asistencën mjekësore dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Video/U bllokuan në një zonë të thepisur mes Valbonës

Video/U bllokuan në një zonë të thepisur mes Valbonës