Aksident në Korçë, makina përplas 12-vjeçarin, i mituri dërgohet në spital
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Korçë, ku një automjet ka përplasur një 12 vjeçar.
policia bën me dije në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, shtetasi K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me biçikletë.
Ngjarja ka nodhur rreth orës 17:10, ndërkaq I mituri ndodhet në spitalin e Korçës për mjekim.
“Më datë 10.07.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, shtetasi K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen", ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.”-njofton policia.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
