FNSH aksion në Vlorë, shoqërohet në komisariat një person, dyshohet se qarkullonte me armë zjarri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2022, 22:40
Një aksion i përbashkët është zhvilluar mes policisë dhe FNSH në Vlorë.
Burime bëjnë me dije është ndaluar një automjet tip ‘Maserati’ në zonën e Albano dhe Romines pranë bulevardit “Ismail Qemal”.
Personi që drejtonte automjetin është shoqëruar në komisariat pasi dyshohet lëvizte i lirë me armë zjarri me vete.
Policia po kryen hetimet për të zbuluar se kujt i përket arma.
